Forum Shqiptar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forum Shqiptar


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kur do Te Kthehemi Ne Shqiperi ???

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AngeL-GirL




Numri i postimeve : 37
Join date : 06/07/2009

Kur do Te Kthehemi Ne Shqiperi ??? Empty
MesazhTitulli: Kur do Te Kthehemi Ne Shqiperi ???   Kur do Te Kthehemi Ne Shqiperi ??? I_icon_minitimeMon Jul 06, 2009 4:29 pm

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Ne ikëm atëhere nga Shqipëria në fillimin e viteve 90-të, duke shqyer dyert e ambasadave të huaja dhe duke u kacavjerë e gjakosur në kangjellat e hekurta të mureve rrethues të tyre.
Ne ikëm atëhere si të babëzitur drejt shteteve të huaja, të uritur për të parë botën e jashtëme, pa e ditur se kush na priste.
Ne ikëm atëhere, duke kapërcyer malet, duke ecur ditë e netë të tëra, e duke fjetur në pyje mes egërsirave.
Ne ikëm atëhere duke çarë detin e qetë e të trazuar me vaporë e me anije, duke parë se si shokët që kishim në krahë binin në det për t'u bërë ushqim për peshqit dhe për të mos u gjendur më kurrë...
Ne po ikim tani përsëri nga malet, nga deti me gomone... duke parë se si shoku që kemi pranë e përpin dallga e detit, se si foshnja që qan në krahët e nënës pa ngrënë e pa pirë e rëmben e njëjta dallgë e mallkuar dhe nëna e pafuqishme mes natës së errët dhe të ftohtë nuk ka forrcë t'a rikthejë e t'a marë përsëri fëmijën pranë gjirit të saj.
Ne po ikim përsëri me një vizë turistike për të mos u kthyer më.
Ne ikëm e po ikim nga atdheu ynë, nga toka jonë, çdo vit, çdo javë, çdo orë...
Ne erdhëm në tokë të huaj duke u quajtur edhe vetë të huaj, se dhe ajo ka nevojë për ne. Janë metrotë për t'u ndërtuar, janë dhëntë dhe dhitë për t'u kullotur, janë ullinjtë për t'u shkundur e për t'u mbledhur, janë pleqtë, njerëzit e sëmurë që kanë nevojë për shërbimin shqiptar, janë pjatat dhe tenxheret e restoranteve për t'u larë e fërkuar nga duar shqiptarësh, janë....
Ne erdhëm në tokë të huaj duke gjetur vendin që na takon të jemi në jetë. Po studjojmë, po shkollohemi, po mbarojmë shkollën në universitetet më me emër në botë me rezultate të shkëlqyera. Ne erdhëm në tokë të huaj për të mbajtur në xhep diplomat e Masters Degree dhe atë të Profesor e Doktorit. Ne erdhëm në tokë të huaj për të çuditur profesorët, mësimdhënësit tanë, duke u treguar atyre racën e bukur e të zgjuar shqiptare, Shqipërinë e panjohur...
Ne erdhëm në tokë të huaj për t'i dhënë lirisë njerëzimit bijtë tanë më të mirë, ushtarët, marinsat, heronjtë tanë në luftën kundër terrorizmit.
Ne erdhëm në tokë të huaj, por edhe duam të kthehemi një ditë pranë tokës sonë. Duam të kthehemi, po ku do shkojmë, kush po na pret? (Sa keq! Të mendosh kush po na pret në shtëpinë tonë!)
Po hyjmë në vitin e 15-të që jemi larguar nga Shqipëria, ndoshta dhe jemi rritur e plakur pak nga vuajtjet dhe streset e mërgimit e atdheu ynë ndoshta dhe nuk do na njohë, por ne duam të kthehemi të punojmë për nënën tonë, se kalorësit e saj të këqinj që e drejtojnë, i kanë hipur mushkës xanxare, duke e bërë një Nënë të vuajtur, të mbërdhirë, pa drita, pa ujë, të përmbytyr mes shiut, llumit dhe baltës.
Ne duam të kthehemi përsëri, po ku do vemi? Nuk mund të blejmë dot një apartament banimi në periferi të qytetit a kryeqytetit, me lekët që kemi kursyer gjatë këtyre viteve në tokë të huaj. Ato lekë nuk mjaftojnë, se kalorësit xanxarë të shtetit tonë i kanë ''blerë'' apartamentet e tyre në qendër të kryeqytetit sa trefishi i sipërfaqes i atij që duam të blejmë ne me një trefish më pak lekësh se ato që kërkojmë ne.
Ne duam të kthehemi po ku do kthehemi ?
Kalorësit kanë filluar të ''shtrojnë'' rrugët për t'a bërë udhëtimin e tyre me makinat e shtrenjta sa më të rehatshëm për të shkuar drejt vilave të tyre të ''blera'' në Shkëmbin e Kavajës, në Shkëmbin e Pëllumbave, në Malin e Robit a në Kalanë e Lëkurësit...
Ne duam të kthehemi, po ku do kthehemi ?
Nëse Shqipëria është i vetmi vend pa metro, vijmë ne e i ndërtojmë metrotë në shtetin tonë. Nëse ka ullinj për të shkundur e për t'i mbledhur Shqipëria, vijmë ne e t'a bëjmë atë punë në tokën tonë. Nëse ka pjata dhe tenxhere në restorantet shqiptare vijmë ne e i lajmë.
Nëse Shqipëria ka zyra biznesi, Bursa Stock Market, spitale të pajisur me aparatura të kohës... vijmë ne e punojmë në tokën tonë.
Nëse Shqipëria është vërtet shtet ligjor demokratik, vijmë ne e t'a drejtojmë atë, por a do na pranojnë vallë kalorësit xanxarë që e kanë privatizuar edhe drejtimin e Shqipërisë e nuk zbresin kollaj nga mushka ku kanë hipur ?
Ne duam të kthehemi një ditë në Shqipëri dhe do kthehemi, po kur? As vetë nuk e dimë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kur do Te Kthehemi Ne Shqiperi ???
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forum Shqiptar :: ..::[ Arti Dhe Kultura ]::.. :: Letersia-
Kërce tek: